Botë e Çuditshme

Thyhet rekordi për palosjen më të shpejtë të një letre në formë aeroplani!

Rekordi Guinness për palosjen më të shpejtë të një letre në formë aeroplani dhe hedhjen e saj u thye nga një burrë në Idaho, i cili e bëri këtë për 6.15 sekonda. Siç raportohet, rekordi i mëparshëm kishte qenë 7 sekonda. Amerikani David Rush që theu rekordin e ri, tha se u ushtrua dy ditë përpara se ta bënte një përpjekje në kamerë, por pasi publikoi videon e tij ai zbuloi se një pjesëmarrës tjetër kishte mposhtur kohën e tij. Ai iu kthye sfidës në mbrëmje dhe arriti ta bënte këtë për 6.15 sekonda, mjaftueshëm për të fituar titullin e Guinness.

Rikujtojmë, se Rush ka thyer rekordin edhe duke mbajtur një kitarë në ballë për 1 orë e 46 minuta dhe 34 sekonda. Rush e kishte thyer edhe më parë një rekord të tillë por kohëzgjatja ishte më e shkurtër. Në vitin 2017, ai e mbajti instrumentin në ballë për më shumë se 10 minuta.

Më pas, e theu edhe këtë rekord në vitin 2021 me një kohëzgjatje prej 1 orë e 24 minuta. Megjithatë, në gusht të vitit 2021, Christian Roberto Lopez Rodriguez, ia kishte marrë titullin duke mbajtur kitarën për 1 orë e 38 minuta dhe 14 sekonda. Tani, amerikani po përpiqet ta mposhtë kundërshtarin e tij duke dërguar edhe kërkesën tek rekordet Guinness.