Celebrities Gossip Showbiz

Titullin si ‘I dashuri më i mirë’ padyshim për Dafinën e merr Dj Geek!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

E këtë dashuri ata e tregojnë shumë shpesh edhe në rrjete sociale, ku nuk mungojnë postimet me njëri-tjetrit. Ashtu si ka shpërndarë dhe disa orë më parë Dafi një video ku teksa shfaqet me Geek, i cili i ka vënë dorën në qafë, krahas bukuroshja i ka dhënë titullin e të dashurit më të mirë.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.

Së fundmi burime të sigurta kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime.