Celebrities Gossip Showbiz

Së shpejti një bashkëpunim ‘bombë’ nga Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy?

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi burime të sigurta për Prive kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga dy artistë shumë të pëlqyer të showbiz-it tonë.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime, teksa Getoari jo dhe aq. Ende nuk dihet asnjë detaj më tepër pasi vetë artistët nuk kanë treguar asgjë, megjithatë sipas burimeve menaxherët e dy palëve janë në diskutim.

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. Kujtojmë se para pak javësh, Dafina ka publikuar këngën më të re, një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Kënga e re e titulluar “Faj” është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.

Ghetto Geasy është padyshim një ndër ‘veteranët’ më të mirë në fushën e repit. Prej shumë vitesh tanimë, ai vazhdon të prodhojë këngë të reja që bëhen menjëherë hit. Ai  ka zbuluar gjithashtu para pak javësh një bashkëpunim me mikun e tij dhe reperin e njohur Majk. Dyshja kanë disa bashkëpunime së bashku që padyshim numërojnë miliona klikime e pëlqehen shumë. Andaj dhe dy reperët duket se kanë vendosur të vijnë me një tjetër surprizë.