Celebrities Gossip Music Showbiz

Kida dhe Dafina arrijnë suksesin e parë me bashkëpunimin e tyre të ri!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. E duket se kënga e tyre është pëlqyer shumë pasi vetëm brenda 24 orëve nga lancimi ka kaluar 1 milion klikime. Këtë e kanë bërë me dije dhe vetë bukuroshet me disa postime në ‘Instastory’.

Së fundmi burime të sigurta për Prive kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime, teksa Getoari jo dhe aq. Ende nuk dihet asnjë detaj më tepër pasi vetë artistët nuk kanë treguar asgjë, megjithatë sipas burimeve menaxherët e dy palëve janë në diskutim. Disa ditë më parë Dafina mbushi 15 vjet që është pjesë e tregut muzikor. Prej një kohe shumë të gjatë, diva e muzikës na ka falur hite te shumta muzikore dhe skuadra e saj e ka surprizuar me një tortë, duke e uruar bukuroshen për karrierën e saj.

Nga ana tjetër, Kida sapo ka lansuar bashkëpunimin e saj ‘T’DU’ me Ledri Vulën.