Mbrëmjen e djeshme një video u bë virale në rrjete sociale, ku shiheshin dy persona që kanë qëlluar mbi macet që u dilnin përpara, në zonën e shkollës “4 Dëshmorët” te Rruga e Dibrës. Pamjet filmike i janë dorëzuar Policisë Tiranë nga vajza që ka bërë raportimin e kësaj ngjarjeje mizore.
Në videon e postuar fillimisht nga Animal Rescue Albania, bëhet me dije se macja pas 24 orëve kërkimesh arriti të gjendej e të dërgohej në spital në kushte të tmerrshme nga vajza e cila ishte dëshmitare e ngjarjes. Për momentin macja ndodhet tek ‘Vet Hospital’ në terapi intensive, ku nga raportimet mendohet se është e paralizuar dhe mund të ketë dëmtim nervash. Nga ana tjetër, Animal Rescue Albania i ka bërë thirrje të gjithë personave që të bëjnë një donacion pranë spitalit veterinar ‘Vet Hospital’ për të shpëtuar jetën e maces.
View this post on Instagram