Lajmet e fundit Sport

Tokio 2020, Luiza Gega e 13-ta në garën e 3.000 m me pengesa!

Për herë të parë, Shqipëria garoi në finalen e madhe të Lojërave Olimpike. Atletja Luiza Gega sot përfundoi garën e 3000 metrave me pengesa dhe u rendit e 13-ta me kohën 9:34.10. Vlen të përmendet se për 32-vjeçaren është një kohë jo ndër më të mirat e karrierës, më konkretisht është 8 sekonda e 5 të qindtat më shumë se rekordi i saj i vendosur në Oslo 4 vjet më parë me 9 minuta 26 sekonda e 5 të qindtat.

Tre ditë më parë, Luiza Gega u kualifikua në finalen e Atletikës për 3000 metra me pengesa më Olimpiadën e Tokios ku shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë.

Nga 16 finaliste, atletja shqiptare la pas dy garuese ndërsa një atlete nuk u prezantua. Gega është sportistja e parë që arrin në finalen e lojrave Olimpike deri më tani.
Ajo u bë sportisja e parë shqiptare që fitoi një medalje në Atletikë në kampionatet europiane në 3000 metra për femra në vitin 2016 në Amsterdam, Holandë.

Ndërkaq, doli e katërta në Kampionatin Europian në 2018-ën në Berlin me kohën 9:27.78. Tashmë, Shqipëria mbylli përfaqësimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku rezultati më i mirë ishte i Briken Caljas, i cili u rendit i 4-ti në peshëngritje.