Sport

Top-10 golashënuesit e vitit 2023, Ronaldo, “i pavdekshëm”!

Cristiano Ronaldo, edhe pse po i afrohet të 40-ave, nuk ka ndër mend ta ulë ritmin e shënimit të golave. Në ndeshjen e fundit ku zbriti në fushë, të martën, në Superligën Saudite, realizoi dy herë duke e çuar në 53 numrin e golave të shënuar gjatë vitit të fundit kalendarik.

“Kapiteni i Al Nassr, Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në botë në vitin 2023, pasi arriti shifrën 53 kundër Ittihad, sot, – shkroi klubi i portugezit në Tëitter. CR7 ka parakaluar Kylian Mbappenë dhe Harry Kane, të cilët kanë shënuan nga 52 gola secili”.

Erling Haaland, i katërti në këtë renditje, ka shënuar 50 gola.

Gjithsesi, sulmuesi norvegjez ka të ngjarë të luajë edhe dy ndeshje në Premier League, në pjesën e mbetur të vitit 2023. Manchester City përballet me Evertonin të mërkurën dhe me Sheffield United më 30 dhjetor. Pra, teorikisht mund ta parakalojë 38-vjeçarin portugez nëse realizon të paktën katër gola, pra nga dy për ndeshje.

Top-10 golashënuesit e vitit 2023:

Cristiano Ronaldo: 53 gola – Al Nassr (41) dhe Portugali 12)
Harry Kane: 52 gola – Badheern (25), Tottenham (18) e Anglia (9)
Mbappé: 52 gola – PSG (42) dhe Francë (10)
Erling Haaland: 50 gola – Manchester City (44) dhe Norvegjia (6)
Ronan Coughlan: 41 gola – Waterford (40)
Germán Cano 40 gola – Fluminense (40)
Denis Bouanga: 40 gola – LAFC (38), Gabón (2)
Barnabás Vargas: 39 gola – Ferencvaros (35), Hungaria (4)
Romelu Lukaku: 39 gola – Roma (13), Inter (12), Belgjikë (14)
Santiago Giménez: 39 gola – PSV (35) dhe Méksikë (4)