Auto & Moto

Toyota i bashkohet prodhuesve të tjerë të automjeteve që kanë adoptuar sistemin e Tesla-s për mbushjen e makinave!

Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë tha së fundmi se ka nënshkruar një marrëveshje për të adoptuar teknologjinë e karikimit të automjeteve elektrike të Tesla-s nga viti 2025. Ford Motor, General Motors dhe Nissan janë ndër prodhuesit e tjerë të automjeteve që kanë adoptuar sistemin e Tesla-s për mbushje që njihet si Standardi i Karikimit i Amerikës së Veriut (NACS).

Prodhuesi japonez i automjeteve do të inkorporojë portet NACS në disa automjete elektrike me bateri Toyota dhe Lexus (BEV), duke përfshirë SUV-in e ri Toyota që do të montohet në fabrikën e tij prodhuese në Kentucky. Sistemi i Tesla-s, NACS është gjerësisht i disponueshëm derisa Departamenti i Energjisë në SHBA thotë se përbëjnë rreth 60% të karikuesve të shpejtë në SHBA.