Celebrities Film & Tv Showbiz

“Tradhtova besimin e Akademisë”, çfarë vendimi mori Will Smith?!

Will Smith është tërhequr nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit pas shuplakës që i dha Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”.  Smith njoftoi dorëheqjen e tij në një deklaratë të bërë ditën e premte për “Fox News”, ku tha se e ka tradhtuar besimin e Akademisë. Ai u shpreh se:

Unë i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të Akademisë dhe do t’i pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve “Oscar” ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme. Lista e atyre që i kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe më të dashurit e mi, të gjithë të pranishmit dhe audiencën globale në shtëpi. Unë e tradhtova besimin e Akademisë.

Smith shtoi se ai privoi të nominuarit dhe fituesit e tjerë nga shansi i tyre për të festuar dhe për këtë do të pranojë çdo pasojë të mëtejshme nga Bordi. David Rubin, president i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit tha në një deklaratë se ka pranuar dorëheqjen e Smith dhe do të vazhdojë të ecë përpara me procedurat disiplinore kundër aktorit.

Ne kemi marrë dhe kemi pranuar dorëheqjen e menjëhershme të Will Smith nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë. Takimi i planifikuar i bordit do të mbahet më 18 prill.

Aktorit të njohur hollivudian, nuk i mbajtën nervat kur gjatë prezantimit të dokumentarit më të mirë fitues, komediani Chris Rock bëri një batutë për prerjen shumë shkurt të flokëve nga Jada Pinkett Smith, bashkëshortja e Will-it, e cila vuan nga alopecia, sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve. Will u çua nga vendi ku qëndronte i ulur dhe iu drejtua skenës ku grushtoi kolegun.

Aktori i njohur Will Smith më në fund ka kërkuar falje për goditjen me shuplakë të Chris Rock në ceremoninë e “Oscars” të së dielës mbrëma, duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme dhe e pafalshme dhe se ndihet i turpëruar. 53-vjeçari në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se është turpëruar nga veprimet e tij, të cilat tronditën të pranishmit, producentët dhe të gjithë ata që po ndiqnin në atë moment ceremoninë.

Së fundmi komediani Chris Rock ka thyer heshtjen pas shuplakës që mori nga aktori Will Smith në skenën e “Oscars” të dielën. Komediani në një show në Boston u shpreh shkurt se ende është duke e përpunuar atë që ndodhi.  Teksa Smith kërkoi falje publike, Rock ende nuk e kishte komentuar ngjarjen.