Bota

Tragjike, 16-vjeçarja ndërron jetë pasi mori pilula kontraceptive për të lehtësuar dhimbjet e menstruacioneve!

Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht nga një mpiksje gjaku në tru, vetëm disa javë pasi filloi të merrte pilulën kontraceptive për të lehtësuar dhimbjen e menstruacioneve. Skaneri tregoi se Layla Khan nga Immingham e Britanisë vdiq pas një mpiksjeje gjaku në trurin e saj.

Vetëm disa javë më parë nxënësja filloi të vuante nga cikle menstruale të dhimbshme dhe u këshillua të merrte një pilulë kontraceptive nga miqtë për të lehtësuar simptomat. Ajo filloi të kishte dhimbje koke dhe nga fundi i javës kishte simptoma si të vjellat.

Kur familja e saj kontaktoi urgjencën, atyre iu tha që të shkonin mëngjesin tjetër për vizitë. E ndjera filloi të bërtiste nga dhimbja dhe u rrëzua në banjën e shtëpisë. Familja e saj më pas e çoi atë në spitalin mbretëror në Hull, ku një mpiksje gjaku në tru u identifikua nga një skanim CT. Ajo iu nënshtrua një operacioni urgjent, por vdiq dy ditë më vonë.