Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Traumat e jetës reale të aktorit Liam Neeson në filmin e tij më të ri “Memory”!

Aktori i njohur Liam Neeson së fundmi në një intervistë të re për ‘AARP The Magazine’, ka diskutuar për filmin e tij të ri aksion ‘Memory’, në të cilin ai luan një vrasës me pagesë në moshë që lufton me demencën. Teksa po ndante detaje nga projekti ai u ndal tek kujtimet duke përfshirë një nga fëmijëria e tij që ishte traumatike për të.

Kur isha duke u rritur, në këto shtëpi të vogla me tarracë, më kujtohet se dëgjoja fqinjën tonë duke u rrahur nga burri i saj i dehur çdo fundjavë. Ai ka vdekur tani, por ky është një kujtim me të cilin ende po përballem. Po flas 50 vjet më parë. Është një lloj çrregullimi i stresit post-traumatik. Nuk e di nëse më ka trembur, por definitivisht ka ndikuar në karakterin tim. Ndoshta keni të drejtë, ndoshta edhe kur luaj këto role të dhunshme, po përpiqem të sjell ndonjë cilësi drejtësie.

Liam gjithashtu tregoi se bëri mjaft kërkime mbi Alzheimerin për t’u përgatitur për rolin e tij në ‘Memory’.

Motra ime e madhe, ka një shoqe shumë të afërt që vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe nuk mund t’i mbajë mend gjërat nga 5, 10, 15 minuta më parë. Kështu, në ‘Memorie’, unë imitoj sjelljet apo problemet që mund të shfaqin njerëzit të cilët vuajnë nga demenca.

Rikujtojmë, se filmi do të shfaqet në kinema më 29 Prill.

Kohë më parë aktori i famshëm irlandez i cili u bë i njohur për rolin e tij në filmin “Taken” dhe “Taken 2” tregoi se kishte disa pasiguri që mund ta detyronin t’i jepte fund karrierës. Sipas tij mosha e trembte dhe mendonte se nuk do të mund të realizonte më filma aksion. 69-vjeçari ndjente se po plakej fizikisht dhe kështu nuk do të mund t’i realizonte dot skenat e aksionit.