Celebrities Gossip Showbiz

Tuna dhe Patrisi bëhen prindër për herë të dytë, ja pamjet e para të bebit

Ditën e kaluar në ditën e nënës, Tuna ka zbuluar krejt papritur se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë i cili është djalë. Këngëtarja bukuroshje asnjëherë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se ishte në pritje të ëmbël për të dytën herë megjithëse zërat kishin kohë që qarkullonin.

Gjithashtu është përfolur edhe për një ndarje mes saj dhe Patrisit ndërkohë së fundmi ajo është larguar nga Kosova duke shkuar në SHBA, si duket për t’ju larguar vëmendjes së medias dhe thashethemeve për ndarjen.

Ajo ka postuar ditën e kaluar fotot e para të realizuara menjëherë pas lindjes duke ndarë me fansat këto emocione kaq të mëdha. Një reagim e ka bërë sot edhe Patrisi duke zbuluar kështu emrin e djalit të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zen. Tuna është rikthyer në Shkup për të lindur vogëlushin e saj.

Në i urojmë Zen një jetë të lumtur, pranë familjes së tij!