Vetëm disa ditë para se komedia romantike e vitit 2003 “How to lose a guy in 10 days” të festojë 20 vjetorin e krijimit, Matthew McConaughey zbulon arsyen e çuditshme që e shtyu që atë të pranonte rolin e Benjamin Barry. Kur ju ofrua roli, Matthew ishte në dilemë nëse do të duhej ta pranonte apo jo. Për herë të parë aktori ka treguar:
Mbaj mend që isha në dilemë nëse do ta bëja apo jo. Një natë ndërsa isha duke shëtitur në bulevardin Sunset, papritmas një djalosh vjen nga hiçi tek unë; ai ishte një guru, fallxhor dhe më tha “A mund ta them sesa është pasuria jote? Ai menjëherë më tha: “Ka një film që po mendoni tani. Është një komedi romantike. Ju duhet ta bëni këtë ose do të jetë një nga pendimet më të mëdha të jetës suaj. Do të jetë një shpërthim, do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme dhe do të sjellë shumë para.” Mbaj mend që mendova se atë djalë e kishte punësuar studioja që më ofroi rolin. Kam qeshur me këtë mendim, por mbaj mend edhe një vendim më serioz, sespse të nesërmen unë menjëherë pranova ofertën.
Komedia romantike ‘How to lose a guy in 10 days’ është një ndër komeditë më të shikuara në këto 20 vite. Kate Hudson ishte partnerja e McConaughey në film dhe dyshja janë shprehur se kanë patur një kimi fantastike gjatë xhirimeve të komedisë.