Bota

U gjend e pajetë disa ditë më parë, del autopsia për blogeren amerikane!

Së fundmi, u konfirmua se trupi i vrarë i gjetur në Pyllin Kombëtar Bridger-Teton i përkiste blogeres amerikane 22-vjeçare, Gabby Petito-s. Sipas një deklarate të FBI-së në Denver, trupi i saj u zhduk ndërsa ishte në një udhëtim duke eksploruar parqet kombëtare me të fejuarin e saj, Brian Laundrie.

Ndërkaq, autopsia ka dalë dhe Gabby Petito ka ndërruar jetë nga mbytja. Rezultati i autopsisë për 22-vjeçaren, u publikua sot nga mjeku ligjor, Brent Blue. Në një deklaratë zyrtare, mjeku tha se trupi i Petito-s u gjet në një kamp me shenja të mbytjes, por nuk dha specifika të tjera.

BBC raporton se mjeku nuk mund të zbulonte detaje të raportit të saj toksikologjik, por tha se ajo nuk ishte shtatzënë në kohën kur ka humbur jetën. I fejuari i saj Brian Laundrie konsiderohet si personi që ka gisht në këtë ngjarje, edhe pse nuk është ngritur një akuzë e drejtpërdrejtë për të. Laundrie është shpallur në kërkim, por ende nuk është gjetur, pavarësisht angazhimeve policisë dhe FBI-së për ta kapur atë.

Gabby dhe Brian ishin një çift vlogerësh që udhëtimet e tyre i ndanin me miqtë virtualë. Një ditë fund-gushti, Brian u kthye i vetëm nga udhëtimi i radhës. Ai qëndroi vetëm për 10 ditë, derisa familja e Gabby-t të shqetësuar telefonuan policinë dhe denoncuan humbjen e vajzës.