Aktualitet Showbiz

Tragjike! Gjendet e pajetë blogerja e njohur ndërkohë fati i të fejuarit të saj ende mister!

Së fundmi, rezultatet e autopsisë kanë konfirmuar se trupi i vrarë i gjetur të dielën në Pyllin Kombëtar Bridger-Teton i përket blogeres amerikane 22-vjeçare, Gabby Petito-s. Sipas një deklarate të FBI-së në Denver, trupi i saj u zhduk ndërsa ishte në një udhëtim duke eksploruar parqet kombëtare me të fejuarin e saj, Brian Laundrie.

FBI shkroi në Twitter se mjeku Dr.Brent Blue doli në përfundimin se shkaku i vdekjes së blogeres së njohur ishte vrasja. Agjenti special Michael Schneider i cili po merret me çështjen tha se:

Kushdo që ka informacion në lidhje me rolin e Laundrie në këtë çështje ose vendndodhjen e tij aktuale duhet të kontaktojë FBI-në.

Ndërkohë i fejuari i Gabby Petito-s vazhdon të jetë i zhdukur, pa asnjë gjurmë. Zyra e FBI-së në Denver tha se agjencia kërkon informacion nga kushdo që mund të ketë pasur kontakt me Petito ose Laundrie, që ka vizituar zonën e kampeve mes datave 27-30 gusht ose që mund të ketë parë automjetin e tyre.

Kërkimet për të fejuarin vazhdojnë. Kërkimi i policisë për të fejuarin e Gabby-t, Brian Laundrie vazhdoi ditën e djeshme në një park natyror në Florida, ku prindërit e tij i thanë policisë se Brian u kishte treguar se do të shkonte javën e kaluar. Prindërit e Laundrie thanë se ai u largua nga shtëpia e tyre në North Port me një çantë shpine më 14 shtator për të shkuar në “T.Mabry Carlton Jr.Memorial Reserve”. Policia ndërkaq tha se:

Pas një kërkimi të kryer gjatë fundjavës dhe kërkimeve nga ajri në zonën prej 25 mijë hektarësh, ende nuk ka asnjë gjurmë të Brian.

Para se prindërit e tij t’i thonin policisë se Laundrie u largua nga shtëpia më 14 shtator, ai nuk kishte pranuar të fliste me hetuesit dhe familja i kishte drejtuar tek avokati i tyre.

Gabby dhe Brian ishin një çift vlogerësh që udhëtimet e tyre i ndanin me miqtë virtualë. Një ditë fund-gushti, Brian u kthye i vetëm nga udhëtimi i radhës. Ai qëndroi vetëm për 10 ditë, derisa familja e Gabby-t të shqetësuar telefonuan policinë dhe denoncuan humbjen e vajzës.

Mosdenoncimi i Brian dhe një episode sherri që ka ndodhur në një nga udhëtimet e tyre ku dëshmitar ishte një polic që e ka regjistruar me kamerën e trupit momentin kur Gabby qan, i hodhën dyshimet tek Brian. Ky i fundit nuk pranoi asnjëherë të flasë me Policinë, por i tregoi adresën e avokatit. Prej ditësh është zhdukur edhe ai. Historia mbetet enigmë dhe familjarët e Gabby-t fajësojnë Brian.