Celebrities Gossip Showbiz

U ‘kryqëzua’ në rrjet se u vesh e tëra me të bardha në dasmën e saj, por çfarë mendimi ka Armina për veshjen e Erandës?

Më datë 25 shtator, blogerja e njohur Armina Mevlani veshi fustanin e bardhë dhe i tha ‘Po’ në altar partnerit të saj, Shkëlzen Berisha në një dasmë që padyshim mori një vëmendje shumë të madhe në rrjete sociale. Nuk munguan në portale e media online foto dhe video nga ambienti i brendshëm, por dhe nga postimet e të ftuarve kuptuam disa nga VIP-at e ftuar në dasmë.

Mirëpo, ashtu si në çdo organizim të tillë nuk mund të mungojnë komentet nga ndjekësit. Një prej tyre, këngëtarja e njohur Eranda Libohova është kritikuar në komente pasi ka ndarë në llogarinë në Instagram veshjen e saj. Ajo është shfaqur e veshur me një fund të gjatë dhe një xhaketë në ngjyrë të bardhë, gjë që sipas ‘rregullave të pashkruara’ të dasmave konsiderohet si shkelje e kodit të etikës dhe për këtë nuk ka munguar ‘kryqëzimi’ nga ana e fansave.

E ditën e djeshme në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Armina foli për herë të parë lidhur me kritikat që Eranda mori nga fansat.

Unë u kam thënë të gjithëve që po të doni vishuni me të bardha, po të doni vishuni me të zeza, unë asnjëherë nuk e ndjej dhe as të dukem mbi të tjerët, edhe ditën e dasmës doja që të gjithë të ndiheshin të bukur.