Celebrities Gossip Showbiz

U shpall personazhi me emetimin më të madh të karbonit nga avionët privatë, fotot e fundit të Taylor Swift bëjnë xhiron e rrjetit!

Këngëtarja e njohur Taylor Swift u përpoq të kalonte pa u vënë re ndërsa zbriste nga një avion privat muajin e kaluar, vetëm disa javë para se të përballej me reagime të ashpra sepse u shpall personazhi i famshëm me emetimin më të madh të karbonit nga avionët privatë. Paparazzi e kapi këngëtaren 32-vjeçare duke u fshehur pas një çadre ndërsa po zbriste në aeroportin Hollywood Burbank më 5 korrik.

Fotot u rishfaqën këtë javë ndërsa Swift po përballet me kritika për raportimet se ka kryer 170 fluturime që nga janari, duke shkaktuar më shumë se 800 tonë emetim karboni. Fytyra e këngëtares nuk mund të shihet në foto, por Daily Mail e identifikoi atë. Në foto, këmbët në një palë pantallona të shkurtra xhinse janë të vetmet pjesë të trupit që duken qartë.

Disa anëtarë të ekipit të Swift u fotografuan gjithashtu duke zbritur nga i njëjti avion duke mbajtur maska për fytyrën për t’u mbrojtur nga COVID-19. Përfaqësuesi i Swift kohët e fundit mohoi që fituesja e Grammy-t të ketë përdorur avionët e saj privatë aq shpesh sa ka pretenduar agjencia analitike ‘Yard’. Zëdhënësi i saj për BuzzFeed News tha se:

Avioni i Taylor-it u jepet rregullisht individëve të tjerë hua. T’i atribuosh asaj shumicën ose të gjitha këto udhëtime është krejtësisht e gabuar.

Përfaqësuesit e Swift nuk kthyen menjëherë përgjigje për ‘Page Six’ se pse klientja e tyre zgjodhi ta fshihte fytyrën pas zbritjes nga fluturimi i 5 korrikut. Rikujtojmë, se së fundmi thuhet se Taylor Swift është fejuar me të dashurin Joe Alwyn. Gazeta pretendon se aktori i propozoi këngëtares muaj më parë, por të dy i kanë treguar vetëm rrethit të tyre të ngushtë. Burimi shtoi se:

Në thelb e dinë të afërm të familjes dhe miq të besuar, shumë të vjetër. Të gjithë janë betuar për fshehtësi.