Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Thëngjill i mbuluar” paska qenë, këngëtarja Taylor Swift i jep fund beqarisë!

Së fundmi thuhet se këngëtarja e njohur Taylor Swift është fejuar me të dashurin Joe Alwyn. Gazeta pretendon se aktori i propozoi këngëtares muaj më parë, por të dy i kanë treguar vetëm rrethit të tyre të ngushtë. Burimi shtoi se:

Në thelb e dinë të afërm të familjes dhe miq të besuar, shumë të vjetër. Të gjithë janë betuar për fshehtësi.

Burimi më tej pretendoi se Swift e mban unazën vetëm në privat.

Përsëri, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve dinë detaje rreth dasmës dhe Taylor nuk i ka thënë as disa personave prej ekipit të saj për fejesën. Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Kjo është vetëm për ta. Dhe kur ata të shkëmbejnë betimet, sigurisht që nuk do të ketë asnjë revistë atje. Do të jetë e thjeshtë dhe elegante, si ata.

Në prill, në një intervistë me ‘WSJ’, Alwyn as nuk i mohoi dhe as nuk i pohoi thashethemet se ai i propozoi fshehurazi Swift-it. Taylor Swift përveç talentit të saj në fushën e muzikës tani ka ëndrra edhe më të mëdha, konkretisht për t’u përfshirë tërësisht në fushën e kinematografisë si regjisore.

Gjatë një shfaqjeje të “All Too Well: The Short Film” mbajtur në Teatrin Beacon në Nju Jork si pjesë e Festivalit Tribeca 2022, Swift foli për kapërcimin e “sindromës mashtruese” si regjisore e video-s muzikore dhe zbuloi se do të dëshironte të shkruante dhe të drejtonte një film të metrazhit të gjatë në të ardhmen.

Ju shuajmë një kuriozitet. Aktorit të njohur Robert De Niro i pëlqen muzika e Taylor Swift, megjithëse është e paqartë nëse ai do ta konsideronte veten një fans i vërtetë i saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi për Variety, De Niro u pyet për shfaqjen e filmit të shkurtër të Swift “All Too Well” në Festivalin Tribeca 2022, të cilin aktori legjendar 78-vjeçar e bashkëthemeloi me Jane Rosenthal në 2002.