Celebrities Gossip Showbiz

U tha se Kim Kardashian ‘nuk i doli për zot’ fustanit të Marilyn Monroe, del në dritë e vërteta!

Pas pamjeve virale në rrjet dhe pretendimeve se Kim Kardashian e ktheu fustanin ikonë të Marilyn Monroe-s të dëmtuar, ka reaguar zyrtarisht muzeu ku mbahet veshja. Muzeu “Ripley’s Believe It or Not!” publikoi një deklaratë së fundmi duke konfirmuar përsëri se Kardashian nuk e dëmtoi aspak fustanin e Monroe që veshi në ‘Met Gala’.

Zëvendëspresidentja e Ripley, Amanda Joiner e cila mbajti fustanin ditën e Met Gala gjatë transportit nga Orlando në New-York tha se:

Nga fundi i shkallëve të Met, ku Kim veshi fustanin, deri tek pjesa e sipërme ku u kthye, veshja ishte në të njëjtën gjendje në të cilën iu dha.

Muzeu gjithashtu vuri në dukje se Kardashian nuk e pagoi Ripley-n për ta veshur fustanin, por dhuroi për dy organizata bamirëse në zonën më të madhe të Orlandos në emër të kompanisë.

“Ripley’s Believe It or Not!” do të vazhdojë ta ekspozojë fustanin në gjendjen e tij deri në vjeshtë 2022.

Së fundmi rikujtojmë se Kim Kardashian i është rikthyer sërish temës së shumëdiskutuar të humbjes së 7 kilogramëve në tre javë për të veshur fustanin e Marilyn Monroe për ‘Met Gala 2022’. Kim ka shprehur në një intervistë për ‘New York Times’ se:

Për mua ishte sikur: ‘OK, Christian Bale mund ta bëjë këtë për një rol filmi dhe kjo është e pranueshme’. Edhe Renée Zellweger fitoi peshë për një rol. Është e njëjta gjë për mua.

Ndërkaq, ne tani dimë ndoshta më shumë nga sa kemi dashur të dimë mbi marrëdhënien e Kim Kardashian dhe Pete Davidson. Por së fundmi Kim ka treguar se si ajo dhe komediani përfunduan së bashku. Në episodin e fundit të “The Kardashians”, 42-vjeçarja tregoi se bëri lëvizjen e parë drejt yllit të “Saturday Night Live” pasi u shfaqën në një skenë së bashku kur ajo drejtoi shfaqjen tetorin e kaluar.