Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian tregon se çfarë fsheh në pantallona Pete Davidson!

Ne tani dimë ndoshta më shumë nga sa kemi dashur të dimë mbi marrëdhënien e Kim Kardashian dhe Pete Davidson. Por së fundmi Kim ka treguar se si ajo dhe komediani përfunduan së bashku.

Në episodin e fundit të “The Kardashians”, Kim tregoi se bëri lëvizjen e parë drejt yllit të “Saturday Night Live” pasi u shfaqën në një skenë së bashku kur ajo drejtoi shfaqjen tetorin e kaluar. Ajo u shpreh në video se:

Pra, kështu shkoi me Pete. Bëra “SNL” dhe më pas kur u puthëm në skenë, ishte thjesht si një shkëndijë.

Kur Davidson nuk mori pjesë në festën e saj më pas, ajo vendosi ta ndiqte atë.

E telefonova producentin në “SNL” dhe i thashë: “Hej, a e ke numrin e Pete?” Dhe ata thanë ‘po’. I dërgova mesazhe. As që po mendoja: ‘O Zot, do të jem në një lidhje me të’. Kisha dëgjuar që ai e kishte të madh… thjesht doja të bëja seks.

Për të mos i rënë shumë gjatë, le të themi thjesht se Kim Kardashian po kërkonte marrëdhënie seksuale. Por ajo përfundoi duke u dashuruar me të. Ajo tha se i pëlqen të bëjë gjëra të thjeshta me të, si të shkojë në palestër dhe të shikojë televizor.

Pete është jetë njeriu më i mirë që kam takuar ndonjëherë. Ka zemrën më të mirë.

Rikujtojmë se, ylli televiziv Kim Kardashian ka deklaruar se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa ajo do e mbante atë të re dhe të bukur. Në intervistë për ‘The New York Times’, ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë dhe padyshim përgjigja i befasojë të gjithë.

Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund!