Celebrities Showbiz

U tha se kishte një krisje në marrëdhënien e tyre, por Victoria Beckham dhe Nicola Peltz konfirmojnë të kundërtën!

Victoria Beckham ka bërë një postim në rrjetin e saj social në Instagram për të ndarë një foto të vjetër së bashku me Nicola Peltz, bashkëshorten e djalit të saj, duke e uruar atë me rastin e ditëlindjes së saj. Aktorja e njohur ka mbushur 28 vjeç dhe ka zgjedhur ta festojë ditën e saj të lindjes me familjen dhe shoqërinë e saj më të ngushtë. Stilistja i ka uruar ditëlindjen gruas së djalit të saj të madh, Brooklyn, në postimin që shkruante:

Shpresoj të keni një ditë të bukur.

Kjo vjen në mes të thashethemeve të vazhdueshme për një grindje mes dy vajzave, të cilat u ndezën gjatë sezonit festiv pasi të sapomartuarit Peltz-Beckham zgjodhën t’i kalonin Krishtlindjet larg Victoria, David dhe pjesës tjetër të familjes Beckham këtë vit. Beckhams tradicionalisht e kalojnë sezonin festiv në rezidencën e tyre në Cotswolds, por Brooklyn dhe bashkëshortja e tij Nicola vendosën të festonin në Mbretërinë e Bashkuar me familjen e aktores. Tek fotoja e postuar duket sikur dyshimet u zbehën pasi ato shfaqeshin mjaft të qeshura në shoqërinë e njëra tjetrës duke festuar ditën e rëndësishme.

Fotoja e ëmbël që shoqëroi urimet e saj ishte një foto e dyshes duke buzëqeshur para kamerës pas darkës. Duke nxjerrë në pah elegancën e saj, Victoria dukej mbreslënëse me një veshje të zezë pa mëngë me një dekolte të thellë në formë V. Një dorë e zbukuruar në mënyrë perfekte mbulonte fytyrën e saj, por sytë e saj kishin njëfarë vezullimi rreth tyre, duke lënë të kuptohet se mbrëmja kishte qenë plot të qeshura.

Nicola, nga ana tjetër kishte veshur një fustan që ishte shumë i ngjashëm me atë të stiluar nga Victoria Beckham, që Nicola veshi ditën kur u fejua me Brooklyn. Në prag të ditës së saj të madhe, aktorja dokumentoi disa nga festimet e saj, të cilat përfshinin Brooklyn-in duke gatuar në kuzhinë dhe duke mbajtur veshur një përparëse ku shkruhej “Në shërbimin tuaj, vajza”.