Celebrities Showbiz

Vajza e adoptuar e Eminem del hapur dhe deklarohet si një person ‘jo-binar’!

Vajza 19-vjeçare e Eminemit është deklaruar si jo-binare, person që refuzon të përcaktohet sipas një gjinie. Adoleshentja e bëri njoftimin në një video të publikuar në TikTok javën e kaluar dhe u kërkoi fansave që ta quajnë Stevie (ata/ajo/ai). Artisti i njohur e adoptoi ligjërisht Stevie-n, e njohur më parë si Whitney, në vitin 2005, pasi reperi, u pajtua për pak kohë me nënën e Stevie-t, Kim Scott.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Stevie tregon udhëtimin e saj në gjininë asnjëanëse e njohur si “jo-binare”, një term i përdorur për njerëzit identiteti gjinor i të cilëve nuk përputhet me mashkull ose femër. Videoja fillon me fotografitë e fëmijës së Eminemit që njihet si Whitney me përemrin ‘ajo’ para se të kalojë në një fotografi tjetër së bashku me përemrat ‘ata/ajo’. Stevie shkroi:

Më bën të ndihem më rehat me veten dhe gjithnjë në rritje dhe ndryshim.

Postimi u pëlqye nga motra e saj, Hailie Jade, 25 vjeçe, e cila është vajza biologjike e reperit Eminem me Kim. Sipas mediave të huaja, emri i ri i adoleshentes u përmend në nekrologjinë e gjyshes së tyre Kathleen Sluck muajin e kaluar. Aty shkruhej:

Kathleen ishte një nënë e jashtëzakonshme për dy vajzat e saj, Kim dhe Dawn dhe ishte shumë e lumtur të bëhej gjyshe për nipërit e mbesat e saj, Alaina, Adam, Hailie, Stevie, P.J. dhe Parker.

Stevie doli hapur si biseksuale në vitin 2017 dhe në atë kohë biografia e saj në Instagram referohej me përemrat ai/ajo. Adoleshentja tha në një postim të fshirë më pas:

Gëzuar ditën kombëtare të daljes hapur! Jam biseksuale! Unë do të doja të them që ju jeni perfektë ashtu siç jeni dhe se dashuria është dashuri! Bëhuni vetvetja!

Babai biologjik i Stevie është Eric Hartter, një artist tatuazhesh, i cili vdiq nga një mbidozë e drogës në vitin 2019, pas një historie të abuzimit të substancave narkotike dhe problemeve me ligjin. Stevie ishte vetëm 6-muajshe kur nëna e saj, Kim u divorcua nga reperi në vitin 2001. Eminem ishte babai i Hailie në atë kohë. Artisti e adoptoi Stevie-n në vitin 2005, pasi u pajtua me ish-gruan e tij Kim dhe më parë foli për mënyrën se si ai donte të siguronte një mjedis të qëndrueshëm për fëmijën e tij. Interpretuesi i hitit “Slim Shady” ka gjithashtu një vajzë të birësuar Alaina, 28 vjeçe, nëna e së cilës është motra binjake e Kim, Dawn. Dawn vdiq nga një mbidozë droge në vitin 2016.

Rikujtojmë se, ish bashkëshortja e reperit të njohur, Eminem, Kim Scott është shtruar së fundmi në spital. Burime të afërta kanë treguar për mediat se Kim tentoi të vriste veten duke të prerë disa pjesë të trupit me thikë. Sipas tyre kjo ngjarje ka ndodhur para disa ditësh, por vetem së fundmi u bë publike nga autoritet përkatëse.