Celebrities Gossip Showbiz

Valdrin Sahiti surprizon sërish! Pas Beyonce-s vesh një tjetër këngëtare me famë botërore

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti njihet për veshjet e tij shumë të veçanta që kanë arritur ti sjellin atij një sukses ndërkombëtar.

Ai ka veshur dhe këngëtaren e njohur, Yung Miami  për eventin e rëndësishëm “Bet Awards” që është organizuar ditën e djeshme. Vetë këngëtarja ka publikuar disa foto ku duket e mrekullueshme në fustanin e gjelbërt të stiluar nga stilisti ynë, Valdrin Sahiti.

Nuk është hera e parë që puna e stilistit njihet dhe ndërkombëtarisht, pasi pak kohë më parë në ceremoninë e hapjes të shpërndarjes së çmimeve Grammy. U përfol shumë asokohe, fustani u kuq dhe shumë seksi që diva e muzikës pop mbante veshur.

Stilisti tregoi se ishte vetë Beyonce me anë të asistentëve të saj që gjeti kontaktet për t’u veshur nga krjimet e tij.

Janë ato vetë që bien në kontakt me ne dhe nëpërmjet asistentëve. Diskutuam për shumë fustane, jo vetëm për të kuqin që zgjodhi. Gjithmonë kam besuar në ëndrra dhe vizione. Besoj fort se arti nuk ka kufinj, pavarësisht moshës apo vendit.

Epo, mund të themi me plot gojë se stilisti Valdrin Sahiti na bënë shumë krenar me këto arritje të tij të njëpasnjëshme.