Celebrities Showbiz

Vazhdon tradita/ Gwyneth Paltrow pozon sërish nudo për ditëlindjen e saj!

Cila është mënyra më e mirë për të kaluar ditëlindjen tuaj sesa me ‘kostumin tuaj të ditëlindjes’? Aktorja dhe sipërmarrësja e stilit të jetesës Gwyneth Paltrow festoi ditëlindjen e saj të 49-të duke postuar në Instagram një fotografi të saj duke qendruar në vaskë nën dritën e hënës. Paltrow shihet në një vaskë të stilit së vjetër në verandë dhe me një zinxhir ari rreth qafës.

Por përveç kësaj, ajo është nudo. Aktorja ka pozuar duke mbular gjoksin me duar dhe duke buzëqeshur për kamerën. Me shumë gjasa producenti Brad Falchuk, është me të dhe ndoshta ai e ka shkrepur fotografinë.

Të shumtë ishin miqtë e saj të cilët e uruan aktoren në komente. Duke përfshirë këtu Paris Hilton, Naomi Watts apo Issa Rae. Kjo nuk është hera e parë që Gwyneth Paltrow pozon nudo me rastin e ditëlindjes së saj. Duket se aktorja e njohur po e bën traditë çdo vit foto të tilla.

Rikujtojmë se, sktorja e njohur Gwyneth Paltrow i është përgjigjur më në fund një pyetjeje shumë të vjetër në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin Brad Pitt. Disa vjet më parë, njerëzit në rrjet gati u çmendën kur kuptuan se Brad pothuajse gjithmonë kombinohej me partneret e tij. Duke filluar nga ngjyra e flokëve e deri tek stili i të veshurit, Brad nuk ka dështuar kurrë të ndikohet nga pamja e të dashurave të tij. Por kjo i la të gjithë me shumë pikëpyetje. Por tanimë Gwyneth, e cila ishte në një marrëdhënie me Brad nga viti 1994 deri në 1997, më në fund po iu përgjigj disa prej këtyre pyetjeve.