Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur ndez debat me deklaratën e saj për “të pasurit e bardhë”!

Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale pasi kritikoi ndikimin që, sipas saj, “super të pasurit e bardhë” kanë mbi kulturën, teknologjinë dhe mënyrën si funksionon shoqëria moderne.

Komentet e saj u bënë gjatë një bisede me gazetaren e njohur Kara Swisher në podcastin “The Goop Podcast”, ku u diskutua për pabarazinë ekonomike, fuqinë e Silicon Valley dhe ndikimin e miliarderëve të teknologjisë në jetën e përditshme.

Paltrow u shpreh se e shqetëson fakti që shoqëria duket se sillet rreth një grupi të vogël njerëzish jashtëzakonisht të pasur, të cilët, sipas saj, “thyejnë rregullat”, i “shkruajnë vetë ato” dhe nuk mendojnë për pasojat afatgjata.

Gjatë diskutimit ajo përmendi edhe figura të njohura të botës së teknologjisë, përfshirë Mark Zuckerberg.

Aktorja foli edhe për idenë amerikane të meritokracisë, duke thënë se në SHBA ekziston bindja se çdokush mund të arrijë sukses, por paralelisht krijohet një kulturë ku njerëzit shumë të pasur trajtohen sikur kanë një lloj statusi “hyjnor”, vetëm për shkak të pasurisë dhe ndikimit të tyre.

Megjithatë, deklaratat e saj ndezën menjëherë reagime të forta online. Shumë përdorues e akuzuan për hipokrizi, duke kujtuar se edhe vetë Paltrow është pjesë e elitës së pasur dhe ka ndërtuar një biznes luksi përmes kompanisë së saj “Goop”.

Nga ana tjetër, pati edhe mbështetës që vlerësuan faktin se ajo po përdor platformën e saj për të hapur diskutime mbi pabarazinë ekonomike, kultin e pasurisë dhe mënyrën se si shoqëria shpesh e lidh suksesin financiar me superioritetin personal.