Gossip Showbiz

Gwyneth Paltrow bën rrëfimin e pazakontë nga Oscars që askush nuk e priste! “Nuk mund të shkoja…”

Gwyneth Paltrow ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në ceremoninë e këtij viti të Academy Awards, por jo vetëm për elegancën e saj në tapetin e kuq.

Aktorja zbuloi një detaj surprizues nga prapaskenat, për shkak të dizajnit ekstremisht të ngushtë të fustanit të saj, ajo nuk ka mundur të shkojë fare në tualet gjatë gjithë mbrëmjes, pasi ishte praktikisht “e qepur” brenda tij për një përshtatje perfekte.

Kjo paraqitje shënoi rikthimin e saj në Oscars pas më shumë se një dekade, ku ajo u shfaq me një krijim të bardhë elegant nga “Giorgio Armani Privé”.

Fustani kishte prerje të theksuara anësore dhe detaje transparente me shkëlqim, duke ndjekur në mënyrë perfekte linjat e trupit.

Në një video të publikuar në kanalin YouTube të markës së saj “Goop”, aktorja tregoi momentet nga përgatitjet, duke e cilësuar fustanin si “të thjeshtë, por shumë të bukur”.

Megjithatë, pas këtij look-u perfekt fshihej një sakrificë jo e vogël.

Nuk mund të shkoja fare në tualet

-pranoi ajo, duke treguar anën më pak glamuroze të një nate të madhe si Oscars.

Pavarësisht kësaj situate jo fort komode, Paltrow u shfaq plot vetëbesim dhe elegancë në skenë si prezantuese, ndërsa e kompletoi dukjen me bizhuteri diamanti dhe një stil minimalist flokësh.

Por kamerat kapën edhe momente të sikletshme, pasi prerjet e guximshme të fustanit rrezikuan të zbulonin më shumë seç duhej, duke e bërë këtë paraqitje një nga më të komentuarat e mbrëmjes.