Tech

Veçoria më e re e platformës, krijuesit e YouTube tani mund t’i dublojnë videot e tyre në më shumë gjuhë!

YouTube prezantoi një veçori të re të enjten për krijuesit që të dublojnë përmbajtjen e tyre në gjuhë të tjera, duke lejuar shikuesit anembanë globit të konsumojnë më shumë përmbajtje. Funksioni audio shumëgjuhësh tashmë është testuar nga një prej yjeve më të mëdhenj të platformës, MrBeast. Menaxheri i produkteve të YouTube Ritz Campbell shkroi në një postim:

Për shkak se përmbajtja e tij është kaq e gjerë, gjatë vitit të kaluar ne i kemi kërkuar MrBeast dhe një grup të vogël krijuesish që të ndihmojnë ekipin tonë të testojë një veçori të re që i lejon krijuesit të shtojnë audio shumë-gjuhëshe në videot e tyre. MrBeast ka dubluar tashmë disa nga videot e tij më të njohura në 11 gjuhë dhe shpreson të sjellë më shumë shikues ndërkombëtarë në kanalin e tij kryesor përmes funksionit. Pavarësisht nëse janë mësime shahu, një dokumentar historik mbi Romën, apo një seri hetimesh për gjuetinë e fantazmave në Itali, ne mezi presim që krijuesit tanë të vazhdojnë ta përdorin këtë veçori në përmbajtjen e tyre dhe që shikuesit tanë të zbulojnë video nga kanalet ndërkombëtare.

Në një intervistë me ndërlidhësin e krijuesit të YouTube, Rene Ritchie, MrBeast tha se aftësia për të dubuar video, në vend të krijimit të kanaleve të shumta të veçanta që ekzistojnë vetëm për të ofruar përmbajtjen e tij në gjuhë të tjera, thjeshton rrjedhën e tij të punës. MrBeast tha se veçoria e re nuk i ndihmon vetëm krijuesit e përmbajtjes për të përmirësuar rrjedhën e tyre të punës, por gjithashtu ndihmon shikuesit dhe ndjekësit në mbarë botën të gjejnë përmbajtjen që kërkojnë në një vend.

Të kesh shumë kanale të ndryshme është sinqerisht shumë më tepër punë. Është shumë më e lehtë t’i kesh të gjitha në një vend qendror. Pavarësisht nëse jeni në Meksikë, jeni në Brazil, jeni në Indi, të gjitha dublimet janë në një vend, në një video. Kështu që është shumë më e thjeshtë për njerëzit që ta kuptojnë.

Fillimisht, veçoria u testua vetëm midis një numri të vogël krijuesish, si MrBeast. YouTube tani do të zgjerojë disponueshmërinë e funksionit për mijëra krijues të tjerë. Postimi shtoi se YouTube ka parë tashmë mbi 3,500 video shumëgjuhëshe të ngarkuara në mbi 40 gjuhë. Shikuesit që duan të shikojnë video në gjuhë të ndryshme mund t’i qasen funksionit duke klikuar cilësimet e audios dhe duke zgjedhur gjuhën e disponueshme sipas dëshirës së tyre.