Celebrities Gossip Showbiz

Vera ende nuk ka nisur, por bashkëpunimi i Ledrit dhe Kidës po korr një super sukses!

Kida dhe Ledri janë dy nga artistët më të dashur të pëlqyer të momentit, ku çdo këngë e tyre kthehet në hit. Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe bashkëpunimi mes tyre rezultoi shumë i suksesshëm.

Kënga e tyre e titulluar “TDU”, e cila është publikuar këtë muaj dhe u cilësua si ‘bakllavaja e Bajramit’, duket se ka arritur një tjetër sukses.Bashkëpunimi mes dyshes është pëlqyer shumë nga publiku dhe ka arritur 10 milion klikime deri me tani dhe këtë e ka treguar edhe vetë Kida në Instastory.

Pervec marrëdhënies si kolegë, Kida dhe Ledri janë edhe shokë të mirë. Kujtojmë se ky nuk nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi disa muaj më parë ata kanë publikuar një projekt muzikor së bashku me këngëtarin Butrint Imeri, e cila pati shumë sukses dhe deri më tani ka arritur mbi 100 milion klikime.

Së fundmi Ledri ka lajmëruar se ka gati projektin e ti të ri, i cili titullohet ‘Monaco’ dhe do të jetë një bashkëpunim me Cricket. Këtë e ka bërë me dije reperi teksa ka postuar një video TikTok-u me një pjesë nga kënga.