Celebrities Showbiz

Veshur kuq e zi, Vezirja, ‘Drag Queen’ i parë shqiptar në spektaklin italian “Drag Race”!

I njohur për rolin e tij ikonik si “Vezirja”, aktori shqiptar Aleks Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri italian “Drag Race”. Me të njëjtin emër 32-vjeçari u prezantua dhe e përshkroi vetën si “Drag Queen” e parë shqiptare.

Në këtë konkurs, Seitaj zgjodhi të vijë me një veshje me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar të stampuar në një bluzë. Nëse nuk e kishit dëgjuar më parë, “Drag Race” Italia është një serial televiziv dhe konkurs italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”. Shfaqja paraqet një grup “drag queen”-ash italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.

Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “drag queen”: Një interpretues (zakonisht një burrë) që imiton një personazh femër me parodi dhe humor, me kostume dhe grim të ekzagjeruar. “Drag Race” transmetohet në kanalin televiziv italian Paramount+.

Për publikun shqiptar, aktori Aleks Seitaj është i njohur për personazhin e tij si “Vezirja” në  spektaklin e humorit Portokalli, ku edhe është mjaft i pëlqyer për rolin e tij. Përveç se ka marrë pjesë në teatër e filma në ndryshëm, Seitaj gjithashtu ka shprehur talentin e tij edhe në muzikë, si autor në tekste këngësh por edhe edhe si këngëtar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)