Showbiz

Vetëm pak muaj pas martesës, divorcohet aktorja e njohur!

Aktorja e njohur, Zoe Kravitz ka kërkuar divorcin nga partneri i saj prej 18 muajsh, aktori Karl Glusman. Vajza e Lenny Kravitz dhe aktori 31-vjeçar janë lidhur që në 2016-ën dhe vetëm pak muaj më parë, Zoe rrëfeu për revistën “Rolling Stone” se ata ishin fejuar.

Ai qëlloi në shenjë. Dhe më pëlqeu shumë që nuk ishte ndonjë plan i ndërlikuar në Paris. Ishim në shtëpi, të veshur me pizhama.

Në janar të vitit që lamë pas, Kravitz zbuloi për herë të parë se kishte nisur përgatitjet e dasmës dhe ndonëse gjithçka i dukej e ndërlikuar, ishte e ekzaltuar për ditën e saj të madhe.

Mirëpo, gjërat s’kanë shkuar siç duhet mes çiftit dhe këtë lajm e bën të ditur “People”. Zoe ka ende fotografi të Karl në rrjete sociale, ndërsa Glusman ka fshirë të gjitha postimet e tij të vjetra, përfshirë edhe ato me aktoren.

Zoë Kravitz files for divorce