Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Victoria Beckham tregon pas 23 vitesh detajet që fshiheshin pas dasmës së saj!

Njëzet e tre vjet më vonë, Victoria Beckham po flet për martesën e saj të famshme me David Beckham. Ndërsa bisedonte me revistwn “The Business of Fashion” gjatë ngjarjes së saj “BoF VOICES 2022”, stilistja u tregua e sinqertë për keqkuptimet rreth martesës së saj me ish-futbollistin, 47 vjeç, duke përfshirë edhe dasmën e tyre të vitit 1999. Victoria tha:

Mendoj se mediat e zmadhuan dasmën shumë më tepër sesa ishte në të vërtetë.

Të dy u martuan më 4 korrik 1999, në Kështjellën Luttrellstown jashtë Dublinit. 48 vjeçarja kujton:

Më pëlqen të argëtohem. Punoj shumë, shumë. E marr shumë seriozisht atë që bëj. Dua të jem një grua e shkëlqyer, një nënë vërtet e shkëlqyer, por dua të argëtohem gjithashtu. Ndonjëherë humori im ka tendencë të më futë në telashe, por dasma nuk ishte aq e madhe sa të gjithë e bënin.

Victoria shpjegoi më tej se lista e tyre e të ftuarve ishte e përbërë nga rrethi i tyre i brendshëm, anëtarët e “Spice Girl”, shokët e futbollit të Davidit dhe miqtë dhe familja e çiftit (djali i saj i madh Brooklyn, tani 23 vjeç, shërbente si mbajtës i unazës në atë kohë). Ndërkohë që dasma e tyre bëri bujë, po ashtu edhe shumë aspekte të tjera të jetës së çiftit dhe ishte ajo lloj vëmendja e mediave, e përzier me talentet e tyre të industrisë, që e ktheu çiftin në një dyshe të fuqishme. Beckham pranon:

Unë nuk mendoj se e kuptova kur takova Davidin se çfarë do të ishim ne të dy së bashku. Kur e morën Davidin në Manchester United dhe më pas më morën mua në “Spice Girls”, filloi gjithçka. Dua të them kudo që shkuam ne ishim të ndjekur nga fansat dhe paparacët dhe vazhdimisht flitej për të.

Victoria kujtoi gjithashtu thashethemet që spekulonin se të dy ishin “vetëm së bashku për të ndërtuar një markë”. Përgjigja e saj ndaj thashethemeve ishte:

Dëgjo, ne jemi të martuar për 25 vjet tani. Nëse nuk e doja sinqerisht këtë njeri, dua të them, 25 vjet janë një kohë e gjatë, goxha e gjatë.

Por ajo nuk e mohon ndikimin e madh që marka kishte dhe ende ka. Më shumë se dy dekada më vonë, çifti është ende i dashuruar. Korrikun e kaluar, të dy arritën 23 vjetorin e martesës, të cilin Victoria e festoi me një postim në Instagram kushtuar Davidit:

Ata thonin se ti nuk je qesharak, ata thonin se unë kurrë nuk buzëqesh, ata thonin se kjo nuk do të zgjasë. Sot festojmë 23 vjet të martuar. David ti je gjithçka ime, të dua shumë!!!!