Celebrities Showbiz

Videoja virale e Ryan Reynolds dhe Will Ferrell nuk duhet humbur në asnjë mënyrë!

Shpesh është e vështirë të kuptosh pse çdo gjë bëhet virale në TikTok, por herë të tjera nuk ke nevojë për shumë analiza për ta kuptuar. Ky është rasti me një video që aktori i njohur i humorit, Ryan Reynolds e postoi në aplikacionin për ndarjen e videove, duke grumbulluar shpejt më shumë se 50 milionë shikime falë një paraqitje nga Will Ferrell gjithashtu.

Reynolds dhe Ferrell u bashkuan për “sfidën Grace Kelly”, një meme që u kërkon njerëzve të harmonizohen me tekstin e një kënge të titulluar “Grace Kelly” të vitit 2007, nga Mika. Kjo lloj video është tipike për TikTok, humoristike dhe nga ato që bëhen shumë shpesh virale, pra që të gjithë e duan.

@vancityreynolds

Late to the Grace Kelly trend but way early for our movie musical. I ❤️ duets. (And Mika)

♬ original sound – Ryan Reynolds

Sfida është përhapur në TikTok për javë të tëra dhe ka dalë në platformat e tjera të mediave sociale siç bëjnë shpesh videot e TikTok-ut. Pastaj erdhën Reynolds dhe Ferrell. Videoja fillon me Reynolds duke kënduar me zë të ulët, ku shumë prj ndjekësve në rrjet janë habitur me aftësitë e tij në këndim.

Ai harmonizohet me veten për dy raunde të tjera, pastaj Will Ferrell del në video, duke ngritur zërin lart. Ky është zyrtarisht një duet tanimë dhe ata e bënë atë që të funksionojë më së miri. Përveç miliona shikimeve, videoja tërhoqi vëmendjen e vetë Mika-s, i cili e postoi në Instagram, duke shkruar:

Mund të jem kafe, mund të jem blu, duhet të hap një TikTok dhe të bëj një nga këto gjithashtu.

Rikujtojmë se, Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë ndoshta një nga çiftet më të famshme të Hollywood-it. Ata shquhen shpesh për dashurinë që tregojnë për njëri-tjetrin dhe sigurisht për një sens të mirë humori. Gjatë një interviste të bërë së fundmi, Reynolds ka treguar se cila është gjëja më e mirë e të qënit i martuar me Blake Lively.