Celebrities Music Showbiz

Viti 2022 i ka ndryshuar jetën Dua Lipa-s dhe këtë e pohoi vetë këngëtarja!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë gjatë gjithë vitit e angazhuar me koncerte. Kjo në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”, për të cilin ka qenë e pranishme në vende të ndryshme të botës dhe ka mbajtur gjithsej 94 koncerte. Turneun artistja e përmbylli në Shqipëri duke bërë një performancë të jashtëzakonshme më 28 nëntor, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Krijuesja e hitit “Levitating” së fundmi ka ndarë disa momente në Instagram, nga performancat që ka realizuar. Lipa ka shkruar:

Future Nostalgia ~ 2022 ~ viti që ndryshoi jetën time. Faleminderit për kujtimet e përjetshme.

Artistja nga Kosova ndërkohë gjatë këtij viti fitoi më shumë se katër milionë euro. Kompania e saj ‘Dua Lipa Limited’ tani ka mbi 24 milionë euro të grumbulluara nga 19.8 milionë euro një vit më parë. Ndërkaq, thuhet se Dua është në lidhje me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar.

Por duket se pasi u takuan personalisht në Brunch të Variety Hitmakers në Los Angeles në nëntor, ajo është bërë e afërt me reperin dhe disa burime kanë pohuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Sipas një burimi, ai ishte shumë i interesuar për një romancë më yllin e muzikës pop. Burime të tjera thonë se ai madje udhëtoi për në New York për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball.

Dyshja e njohur u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në Distriktin Meatpacking për drekë ditën tjetër. Rikujtojmë, se ‘Apple Music’ së fundmi ka publikuar listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2022. “Cold Heart” e kënduar nga Dua Lipa dhe Elton John ishte kënga më e kërkuar në aplikacionin Shazam.