Celebrities Music

“Cold Heart”, kënga më e kërkuar në Shazam për vitin 2022!

‘Apple Music’ së fundmi ka publikuar listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2022. Kënga “Stay” e Kid Laroi dhe Justin Bieber ishte më e dëgjuara për këtë vit. Kënga “Stay” e cila ishte në krye të listës së 100 këngëve më të pëlqyera për 7 javë gjatë verës, ishte më e pëlqyera edhe në listën botërore të platformës Apple Music. “Stay”, qëndroi kënga më e pëlqyer tek platforma Apple Music për 51 ditë rresht.

“Cold Heart” e kënduar nga Dua Lipa dhe Elton John ishte kënga më e kërkuar në aplikacionin Shazam. “We Don’t Talk About Bruno” nga muzikali “Encanto” ishte kënga me tekstin më të lexuar për vitin 2022, sipas platformës Apple Music. Të dhënat tregojnë edhe për rritjen e popullaritetit të këngëve jo në gjuhën angleze. Këngët afrikane kanë shënuar rritje në kërkimet e Shazam ndërsa këngët në gjuhën japoneze patën rritje mes teksteve më të lexuara.

Në nëntor, Apple Music kurorëzoi superyllin e regetonit, Bad Bunny, si “Artistin e Vitit” falë albumit të tij të fundit, “Un Verano Sin Ti,” i cili u bë albumi më i Igjuar në Apple Music për vitin 2022 dhe albumi më i suksesshëm i muzikës latine i të gjitha kohërave.

Ndërkaq, Taylor Swift është shpallur artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar në platformën Spotify për vitin 2022, ndërsa Harry Styles kishte këngën më të dëgjuar. Edhe pse ka pak muaj që ka publikuar albumin “Midnights”, Taylor ka arritur mbi 805 milionë dëgjime në Mbretërinë e Bashkuar. Publikimi i këtij albumi u shoqërua me një fushatë globale me tabelat e Spotify që shfaqeshin në mbarë botën.

Rikujtojmë, se në Tiranë, sheshi “Skënderbej” u mbush tej e tej me qytetarë në koncertin e Dua Lipa-s me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Festa kulmoi me ngjitjen në skenë të këngëtares me famë botërore e cila zgjodhi këtë moment të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët për të zhvilluar koncert në Tiranë.