Celebrities Gossip Showbiz

Vjen në jetë Cardinal Madden, Cameron Diaz bëhet nënë sërish në moshën 51-vjeçare!

Aktorja e njohur Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden kanë mirëpritur në familjen e tyre një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Cardinal Madden. Çifti njoftoi ardhjen në jetë të vogëlushit në një postim në Instagram. “Është i mrekullueshëm dhe jemi të gjithë shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto. Ndihemi kaq të bekuar dhe mirënjohës”,-thuhej në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Benji Madden (@benjaminmadden)

Rikujtojmë, se Diaz dhe Madden përdorën gjithashtu Instagramin për të njoftuar lindjen e vajzës, Raddix, në vitin 2020. Ata thanë asokohe se nuk kishin në plan të publikonin më shumë foto apo detaje, për të mbrojtur privatësinë e familjes së tyre. Diaz, filmat e të cilit përfshijnë “There’s Something About Mary” dhe “Charlie’s Angels”, u martua me Madden, anëtar i grupit “Good Charlotte”, në fillim të vitit 2015.

Së fundmi, aktorja e njohur dha një këshillë për të gjitha çiftet e martuara, e ftuar në podcast-in “Lipstick on the Rim” të autoreve Molly Sims dhe Emese Gormley. Aktorja tha se sekreti për një martesë normale mes çifteve qëndron në fjetjen në dhoma të ndara, madje edhe në shtëpi të ndara.

Unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Hapësirën familjare e kemi në mes. Unë shkoj fle në dhomën time. Ai fle në dhomën e vet. Unë jam shumë në rregull me këtë mënyrë jetese.

Sipas një sondazhi më shumë se një e treta e amerikanëve thonë se herë pas here ose vazhdimisht flenë në një dhomë tjetër nga partneri i tyre.