Celebrities Gossip Showbiz

Vogëlushi i saj feston sot ditëlindjen dhe Afërdita Dreshaj e uron me fjalët më të ëmbla!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2021. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

E pikërisht ditën e sotme, engjëlli i tyre feston 2 vjetorin e lindjes dhe nuk kishte se si modelja mos t’i dedikonte të voglit të saj fjalët më të ëmbla teksa ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme që nga ardhja në jetë e të birit e të tjetra momente shumë të bukura.

2 vite më parë ti më ndryshove jetën… Gëzuar ditëlindjen Qielli im! 

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh kanë marrë vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.