Auto & Moto

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it!

Prodhimi i Volkswagen Transporter i ri do të fillojë në fabrikën e Ford në Turqi deri në fund të vitit. I zhvilluar së bashku me Ford Transit Custom, Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford në Kocaeli, Turqi. Siç vlerësohet më tej, lëvizja e prodhimit nga Hanoveri, Gjermania në Turqi do t’i japë Volkswagen një avantazh në tregun e furgonëve.

Transporter thuhet se do të konkurrojë me rivalët, duke përfshirë variantet elektrike, nga Stellantis, Renault dhe Mercedes-Benz. E themeluar në vitin 1959, Ford Otosan është partner i Ford Motor Company dhe konglomeratit më të madh turk, Koç Holding, i cili ka pasur marrëdhënie biznesi me Ford që nga viti 1920.  Volkswagen më në fund ka “lundruar” në segmentin e “hatchbackut” elektrik me makinën ID.3 GTX.

Në thelb bëhet fjalë për modelin si motër të makinës Cupra Born VZ, që vjen në dy versione. Fjalë është për GTX dhe GTX Performance, me motorët më të fuqishëm elektrikë që prodhuesi gjerman i ka bërë deri më tani. Modeli bazik përdor motorin elektrik me 286 kuaj-fuqi dhe mund të përshpejtojë nga 0-100 kilometra në orë për 6 sekonda. Fuqia motorike bartet në rrotat e pasme.

VW thekson se motori elektrik në GTX është i ndërtuar në atë formë, sa që fuqinë motorike ta bartë brenda një mili-sekonde në rrota në momentin kur shtypet pedali i gazit. Guri vërtetë i çmuar në kurorë është ID.3 GTX Performance, i pajisur me elektromotor që prodhon 326 kuaj-fuqi, që gjithashtu bën tërheqje me rrotat e pasme.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 5.6 sekonda. Rikujtojmë, se automjeti elektrik Scenic i Renault fitoi çmimin “Makina e Vitit 2024” në panairin e automjeteve në Gjenevë, duke i dhënë një shtysë kompanisë franceze teksa ajo po “elektrizon” biznesin e saj. Sipas mediave të huaja, SUV-i i kësaj kompanie mundi BMW Seria 5 sedan, i cili u dha nga një juri prej 58 gazetarësh evropianë.