Celebrities Gossip Showbiz

Vrasja e shqiptares në Gjermani, reagon ashpër Einxhel Shkira!

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Einxhel Shkira shpesh herë reagon për probleme të ndryshme shoqërore që e prekin vendin tonë e së fundmi ka reaguar pas vrasjes së shqiptares, Jetmira Beka në Gjermani. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Aachen në Gjermani, ku 28-vjeçarja Jetmira Beka me origjinë shqiptare u masakrua me thikë në një parkim. Einxhel shkruan se shqiptarja nuk pranoi dhunën ndaj ndodhi ky krim i rëndë.

Mirdita shqipëtar nga nje tjetër mashkull me “burreri dhe autoritet”!! Ngushellime familjes së Jetmirëes!! Ngushëllime dhe një tjetër familjeje që humben vajzen e tyre se nuk pranoi t’i nënshtrohej dhunes!!

Dj Pm dhe Dj Dagz janë shokë shumë të mirë prej vitesh me njëri-tjetrin madje konsiderohen vëllezër. Ama partneret e tyre, Einxhel dhe Sara Berisha thuhej se nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën dhe shpesh kanë qarkulluar lajme se nuk flasin dhe nuk takohen kurrë. Ama së fundmi Einxhel ka dashur t’u tregoj të gjithëve se të dyja vajzat kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën edhe pse nuk takohen shpesh, kur takohen ato kalojnë gjithë ditën bashkë. Einxhel ka postuar një video teksa Sara shtyn karrocën e djalit të Dagz dhe Einxhel.