Bota Tech

Vrasjet në “Metaverse”, ja çfarë thonë ekspertët për realitetin e ri virtual!

Metaverse ka ndryshuar realitetin e botës së teknologjisë por në të njejtën kohë ka shkaktuar padurim dhe frikë. Pas ankesës së menaxheres të Facebook-ut për abuzimin seksual të avatarit të saj, ka pasur edhe raste të tjera, si vrasjet. “Vrasja” në Metaverse nuk do të dënohet me 25 vite burg por mund të përbëjë krim, sipas disa avokatëve. ‘New York Post’ raporton se një çeshtje e tillë mund të ndiqej penalisht.

Dy nga tre ekspertët thanë se krimet e dhunshme si vrasja, përdhunimi ose sulmi në një metaverse mund të jenë padyshim akuza të lidhura me frikësimin, ngacmimin apo edhe përgjimin. Sipas ekspertëve, çështja qëndron në formulimin e ligjeve. Ligjet janë shkruar për të mbrojtur “njerëzit e vërtetë, të gjallë”,-tha John Bandler. Ligji nuk synon të mbrojë avatarët ose kodet e softuerit në Metaverse. Ky argument ka nxitur debatet se cilat çeshtje mund të ndiqen penalisht. Greg Pryor, një avokat në Reed Smith LLP tha se:

Bullizimi, kërcënimet dhe sjelljet e këqija në internet po ndodhin gjatë gjithë kohës. Nuk është asgjë e re dhe do të ndodhë në metaverse.

Një tjetër eskpert, Patrick Roberts tha se do të ishte e vështirë të ndiqen penalisht përdoruesit anonimë apo të provosh se përdoruesi ka kryer një krim.

Pasojat ka shumë të ngjarë të jenë një lloj ndëshkimi virtual, siç është çaktivizimi ose kufizimi i avatarit të një përdoruesi. Personi që përdori avatarin për dhunë virtuale mund të kufizohet ose t’i mohohet qasja për një periudhë kohe. E gjithë kjo është spekulim dhe ndikon në lirinë e fjalës. Në fund të fundit, njerëzit vrasin njëri-tjetrin në video lojëra gjatë gjithë kohës por pa pasoja.

Bandler, i cili ka njohuri të shumta për krimin kibernetik, tha se mbrojtja e avatarëve përmes ligjit penal “nuk mund të funksiononte”.

Unë nuk mendoj se ligji penal duhet të ndryshohet për të mbrojtur avatarët si individë. Lojërat online nënkuptojnë se mijëra apo edhe miliona avatarë “lëndohen” ose “vriten” çdo ditë. Në të vërtetë, akte të tilla ose janë “pjesë e lojës” ose të paktën lejohen nga loja. Nuk mund ta imagjinoj se kërcënimet në metaverse do të kenë një ndikim të madh në zbatimin e ligjit. Mund të provoni t’i raportoni në FBI, por për fat të mire apeli kryesor bëhet përmes platformës.

Nga ana tjetër, Pryor dhe Roberts thanë se mund të ekzistojë një e ardhme ku ligjet mund të ndryshohen ose të krijohen ligje të reja për të pasqyruar dhunën në Metaverse.

A mund të sigurojë ligji më shumë mbrojtje për avatarët sepse ata përfaqësojnë personalitetin tonë? Po, mendoj se mund të ndodhë, por jo tani dhe në këtë lloj mënyrë.