Celebrities Gossip Showbiz

Vuan nga ankthi? Ja një këshillë nga Semi Jaupaj!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Dutën e sotme Semi na ka kujtuar se është duke punuar me projektet e reja muzikore dhe duke xhiruar videoklipet e tyre. E përveç kësaj me anë të një filxhani kafe na ka treguar edhe një këshillë për të ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga ankthi.

1 gjë që ndihmon me ankthin:

Hiqni dorë nga kafeina

Unë kam nisur kafen turke prej kohësh, nga 3/4 express që pija në ditë

Kanë kaluar tashmë disa muaj që kur Semi ka publikuar projektin e fundit muzikor, i cili titullohet “Si Unë” e duket se këngëtarja do të rikthehet fuqishëm këtë herë. Së fundmi Semi ka kujtuar se shumë shpejt po afrohet vera dhe për këtë të gjithë janë mjaft entuziastë, por Semi na ka treguar se me verën po vijnë edhe shumë surpriza të tjera, duke na treguar pak nga projekti i saj.