Celebrities Gossip

Will Smith tregon një detaj shumë të çuditshëm nga jeta e tij!

Will Smith dikur ëndërronte të kishte një “harem të dashurash” të mbushura me yje. Reperi i “Big Willie Style”, bëri një deklaratë shumë të sinqertë në lidhje me shumë çështje dhe tema të caktuara të aspekteve të jetës së tij. Ai është shprehur se:

Unë nuk e di se ku e pashë atë ose kur isha adoleshent, por ideja e udhëtimit me 20 gra që i doja dhe kujdesesha për të gjitha, më dukej si një ide vërtet e mrekullueshme.

Smith vazhdoi duke thënë se formacioni i tij i fantazisë përfshinte aktoren fituese të çmimeve ‘Oscar’-it Halle Berry dhe balerinën e njohur Misty Copeland. Babai i tre fëmijëve gjithashtu zbuloi se ai e ka diskutuar temën e haremin edhe me trajneren e jetës Michaela Boehm.

Aktori i njohur i ” Bad Boys for Life” kishte menduar që ta kontaktonte drejtpërdrejt me Berry-n dhe Copeland, për t’u treguar atyre vizionin e tij por më vonë kuptoi se kjo nuk ishte gjëja e duhur. Ai tregoi se Bohem e kishte ndihmuar shumë, duke treguar se:

Ajo që po bënte në thelb ishte pastrimi i mendjes sime, duke e bërë të ditur se ishte në rregull të isha unë dhe të isha ai që isha. Ishte mirë të mendoje se Halle është mirë. Nuk më bën njeri të keq që jam martuar dhe mendoj se Halle është e bukur. 

Kujtojmë gjithashtu se Will Smith ka thënë se Jada Pinkett Smith kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jokonvencionale. Në numrin e nëntorit të GQ, fansat morën një pamje paraprake të asaj që Will Smith do të zbulojë në lidhje me martesën e tij me Jada Pinkett Smith në kujtimet e tij të ardhshme por kjo nuk ka qenë e gjitha pasi përpos martesës ai ka folur edhe në lidhje me jetën e tij të fokusuar nga bota e filmit.