Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj zbulon videon emocionuese pak para lindjes së djalit të saj!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Vetëm pak më parë Xhensila ka postuar një video të realizuar nga ajo, Besi dhe vajza e tyre Ajka pak ditë para lindjes së foshnjes. Një video shumë e bukur dhe emocionuese, ku të tre duken të veshur me të bardha dhe Besi me Ajkën në supe duke puthur foshnjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Këngëtarja ka vendosur që këtë rrugëtim ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka postuar në një video ku ushtrohet për ta mbajtur trupin në formë dhe për ta patur sa më të lehtë shtatzëninë.