Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani e pranon haptazi se bashkëpunimi i tij me Elvanën është dedikim!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte dhe vetëm pak më parë me anë të një video ku i gjithë publiku shfaqet duke kënduar refrenin e këngës ‘Marre’ në bashkëpunim me Elvanën, krahas na ka habitur duke zbuluar se e gjithë kjo ishte një dedikim, por cila është vajza fatlume nuk e dimë ende.

Së fundmi, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se do të publikojë një duet me Yll Limanin. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘bashkojnë forcat’ pasi 2 vite më parë, artistët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Mos shko’, ndaj ky projekt po pritet me padurim nga ndjekësit e tyre.