Celebrities Gossip Showbiz

“Më lër rehat”, Dafina Zeqiri ka një kërkesë për Yll Limanin!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Teksa vetëm pak ditë më parë, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me artistin RZON, ky sezon veror do të jetë plot surpriza të tjera nga ana e saj. Së fundmi, Dafi ka paralajmëruar se do të publikojë një duet me Yll Limanin. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘bashkojnë forcat’ pasi 2 vite më parë, artistët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Mos shko’, ndaj ky projekt po pritet me padurim nga ndjekësit e tyre.

E teksa duket se jemi pak ditë larg nga publikimi i këngës së tyre, Dafi duket se ka një kërkesë për Yllin, pasi vetëm pak më parë ka postuar një foto të sajën në Instastory dhe krahas ka shkruar: “Yll, më lër rehat!”

Nuk e dimë ende se çfarë po ndodh mes tyre, por duket se këto dedikime vetëm sa na afrojnë te publikimi i duetit.

Duket se pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet. Por si ka reaguar Dj Geek për lidhjen e re të bukuroshes? Duket se tepër mirë, pasi po vazhdon bashkëpunimet si më parë dhe nuk ka zgjedhur të komentojë diçka lidhur me këtë temë.