Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani ‘kërcënon’ hapur Sara Hoxhën!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E dihet prej kohësh tashmë shoqëria e ngushtë e Yllit me Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, ku dhe shpesh herë ndajnë me ne foot dhe video nga koha që kalojnë bashkë dhe dihet dashuria e veçantë që Ylli ka për vajzën e tyre, Poem Blu. Vetëm pak më parë me anë të një postimi Ylli ka ‘kërcënuar’ hapur Sarën, duke vënë gjithashtu në dyshim vazhdimësinë e shoqërisë së tyre, ku në një ripostim të kërcimit të saj në spektaklin “Dancing with the Stars” ka shkruar:

Mos u kthe pa fitore se ndryshe nuk mund të rrimë më bashkë

 

Së fundmi  artisti ndau me ne një projekt shumë të ndjerë me një tekst që i dedikohet zemrave të thyera. “Malet” quhet surpriza më e fundit e Yllit për ndjekësit e tij që duket se është pritur mjaft mirë nga këta të fundit dhe vetëm pak pas publikimit si videoklip në platformën YouTube ka arritur afro 4 milionë klikime.