Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani zbulon datën e publikimit të këngës së tij më të re!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ylli ka treguar se do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin veror që është shumë afër. Koha e këngës së parë ka ardhur dhe vetëm pak më parë artisti na zbuloi se ‘U kry’ do të publikohet në datë 26 të muajit maj. Me anë të një Instastory ku shfaqet duke improvizuar një pjesë nga projekti muzikor, krahas ka shkruar:

Me 26/05 kryhet gjithçka zyrtarisht  

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e vetëm pak javë më parë ka publikuar bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.