Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani na zbulon një pjesë nga surpriza e tij në bashkëpunim me Noizy-n!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e së fundmi na ka zbuluar me anë të një video nga makina pak nga surpriza e radhës që është në bashkëpunim me reperin Noizy dhe pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ do të quhet dueti i dyshes dhe nga teksti kuptojmë se është një këngë dashurie.

Kënga më e re e Yllit “Ulu” në vetëm pak javë ka arritur një  super sukses duke u renditur në vendin e parë në Top Awards. The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. Në Top Albania Radio mund të dëgjoni në çdo kohë klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë.

Jo vetëm kaq, por Ylli mban gjithashtu fronin e këngëve më të vjetra në klasifikim.