Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i kinematografisë Anthony Hopkins së shpejti me një libër për jetën e tij!

Ikona e kinematografisë Anthony Hopkins ka treguar së fundmi për numrin e ri të revistës “PEOPLE” se është duke shkruar një biografi. Aktori legjendar u shpreh:

Po shkruaj një biografi. Është një proces i çuditshëm. E kuptova se sa jam i bekuar me një gjë. Unë kam mjaft kujtesë.

I lindur në Uellsin jugor nga Richard dhe Muriel, të cilët drejtonin një furrë buke së bashku, Hopkins thotë se ai nuk mësonte në shkollë dhe babai i tij ishte i dëshpëruar nga ky fakt. Trishtimi i babait të tij e nxiti të vepronte si adoleshent.

Unë thashë: ‘Një ditë do t’iu bëj krenar të dyve’.

Brenda 10 viteve, pasi studioi në Kolegjin Mbretëror të Uellsit të Muzikës dhe Dramës, Hopkins po punonte në Teatrin Mbretëror Kombëtar të Londrës. Por karriera e shquar e tij si aktor i skenës pothuajse u prish nga alkooli.

Po e teproja. Një ditë pata një moment të tmerrshëm. Kam marrë ndihmë. Kjo ishte 48 vjet më parë. Unë jam vetëm me fat. Kam kaluar ulje-ngritje, depresione, dëshpërim, zemërim dhe të gjitha ato gjëra, por gradualisht vitet e fundit kam qenë duke menduar: ‘Epo, unë jam ende këtu’.

Anthony është shfaqur në dhjetëra filma duke përfshirë The Remains of the Day, Nixon dhe Amistad. Në vitin 2021, në moshën 83-vjeçare, ai u bë personi më i vjetër që fitoi një Oscar për aktorin më të mirë. Kur nuk punon, Hopkins e kalon kohën duke luar piano, pikturon dhe kalon kohë me familjen. Sekreti i martesës së tij të lumtur? “Vetëm thuaj po,”-thotë aktori.