Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Në disa filma nuk ka ‘kuptim’ të aktrosh, këtë nuk e themi ne por ikona e kinematografisë Anthony Hopkins!

Ai është padyshim një ikonë e kinematografisë botërore. E kemi fjalën për yllin e Hollivudit Anthony Hopkins i cili ka pasur interpretime ikonike si ai në filmin e James Ivory të vitit 1993 “The Remains of the Day”, apo personazhit të Hannibal Lecter. Së fundmi, në një bisedë me Elsa Fernandez-Santos, aktori 85-vjeçar, pajtohet me filozofinë e lehtësimit dhe shijimit të jetës. Hopkins thotë se karriera e tij u frymëzua nga gjyshi nga ana e nënës, i cili besonte tek aktori kur ishte një fëmijë i vetmuar dhe i trazuar që nuk shkonte mirë në shkollë. 

Ndërkaq, së fundmi Hopkins ka treguar së fundmin mbi eksperiencën që ka pasur duke interpretuar në filmat  Marvel. Në vitin 2011, aktori veteran luajti për herë të parë në filmin “Thor”, ku luante rolin e Perëndisë Odin. Më pas, të njëjtin rol e interpretoi në dy filmat e tjerë të sagës, “Thor: The Dark World” (2013) dhe “Thor: Ragnarok” (2017).

Në një intervistë për “The New Yorker”, Hopkins deklaroi:

Më veshën një parzmore, më vunë një mjekër të madhe, më thanë të ulesha në fron dhe të bërtisja. Isha i ulur përpara një ekrani të madh të gjelbër dhe nuk ka kuptim të aktrosh në ato kushte.

Kjo deklaratë vjen pasi më parë kishte thënë që saga e filmave “Thor” e bindi që të vazhdonte karrierën, kur kishte vendosur të dilte në pension. Në vitin 2021, Hopkins fitoi çmimin Oscar për rolin e tij në filmin “The Father”. Ndërkaq, aktori po përgatitet të luajë në 3 filma të tjerë të rinj.