Celebrities Gossip Showbiz

Ikona e kinematografisë tregon sekretin e aktrimit, një rrëfim si rrallëherë i Anthony Hopkins!

Ai është padyshim një ikonë e kinematografisë botërore. E kemi fjalën për yllin e Hollivudit Anthony Hopkins i cili ka pasur interpretime ikonike si ai në filmin e James Ivory të vitit 1993 “The Remains of the Day”, apo personazhit të Hannibal Lecter. Së fundmi, në një bisedë me Elsa Fernandez-Santos, aktori 85-vjeçar, pajtohet me filozofinë e lehtësimit dhe shijimit të jetës.

Hopkins thotë se karriera e tij u frymëzua nga gjyshi nga ana e nënës, i cili besonte tek aktori kur ishte një fëmijë i vetmuar dhe i trazuar që nuk shkonte mirë në shkollë. Anthony shprehet:

Kur isha i vogël më quanin një njeri me zhvillim të ngadaltë. Ndoshta mendja ime nuk ishte e pajisur për të kuptuar shkollën. Po ashtu isha një fëmijë shumë i vetmuar. Nuk kisha asnjë shok. Mendoj se kjo ishte zgjidhja ime. Diçka në natyrën time ndjente nevojën për t’u izoluar. Megjithatë kisha një anë krijuese. Në moshën 17-vjeçare, vendosa se isha lodhur duke u quajtur budalla. I thashë vetes: “Do të bëj diçka, nuk e di se si, por do të bëhem aktor”. Gjyshi im, babai i nënës sime, më inkurajonte: “Mos dëgjo çfarë të thonë njerëzit. Bëj atë që dëshiron. Beso tek ajo që dëshirosh të bësh dhe do t’ia dalësh. Unë mendoj që ne jemi të kushtëzuar të kalojmë një krizë dhe pastaj ta harrojmë atë. Mjerisht shumë herë harrojmë edhe mësimet e së kaluarës. Harrojmë se pozicioni ynë më i mirë në jetë është të bëjmë kompromis me ide të tjera. Duhet të ruash kompromisin që arrin më te tjerët dhe të jeni i respektueshëm, i sjellshëm dhe tolerantë me ta. Jeta është e vështirë dhe njerëzit harrojnë, sepse ne jemi mbrojtës dhe sulmues. Ne bëhemi mbrojtës pas mbijetesës dhe kjo është arsyeja pse nuk e vrasim shumë mendjen. Sekreti i aktrimit është të dëgjosh aktorin tjetër. Kjo është fjala kyçe. Kur dëgjon, kjo krijon një ndërgjegje tjetër në mendje dhe fjalët ecin rrjedhshëm. Përpiqem ta pastroj mendjen nga çdo dëshirë. Të mos kërkoj asgjë, të mos pres asgjë dhe të pranoj gjithçka. Kjo është motoja ime. Kështu heq dorë nga ndjenja e pasigurisë, sepse frika nuk është një konkurrente e mire.

Ndërkaq, aktori po përgatitet të luajë në 3 filma të tjerë të rinj.